14/04/2024

Ushtria izraelite evakuon me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ushtria izraelite evakuoi me forcën e armës palestinezët e strehuar në spitalin “Nasser” në qytetin Khan Younis të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve nga burimet lokale dhe dëshmitarët, ushtarët izraelitë detyruan të largohen nga spitali mijëra palestinezë të zhvendosur të cilët ishin strehuar në spitalin “Nasser”. Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr në oborrin dhe rrethinën e spitalit dhe palestinezët këtu i nxorën në rresht nga ndërtesa duke formuar një korridor në rrethinën e ndërtesës.

Thuhet se ushtarët izraelitë qëllojnë çdo gjë që lëviz në zonat jashtë korridorit të hapur dhe se palestinezëve që ka nxjerrë me forcën e armëve nga spitali u ka kërkuar të shkojnë në rajonet në veri të Khan Younis. Ushtria izraelite vazhdon rrethimin përreth spitalit. Në mediat lokale janë paraqitur lajme se “ushtarët janë përgatitur të pushtojnë spitalin”.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk është mundur të merret informacion i saktë lidhur me numrin e palestinezëve që janë detyruar të evakuohen nga spitali. Dje ushtria izraelite kërkoi evakuimin e spitalit “Nasser” në Khan Younis, të cilin e mban nën rrethim prej më shumë se dy javësh dhe në të cilin janë strehuar palestinezët e zhvendosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë më parë tha se forcat izraelite kanë hapur zjarr intensiv ndaj dyerve, ndërtesave dhe rrethimit të spitalit “Nasser”. Ai theksoi se janë të shqetësuar për 300 punonjësit shëndetësorë, 450 pacientë, për të plagosurit si dhe për mijëra palestinezë të zhvendosur që ndodhen në spitalin “Nasser”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...