19/09/2024

Drejtoria e “Elena Gjikës” pranon gabimin për dokumentin “Prindi 1 – 2”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

ShFMU ”Elena Gjika” në Prishtinë në një dokument për nënshkrim të një marrëveshje kishte përdorur emërtimet ”Prind 1” dhe ”Prind 2”.

Lidhur me këtë pati reagime të shumta nga prindërit dhe shoqëria civile.

Derisa një veprim i tillë është parë anti ligjor dhe në kundërshtim me kodin familjar.

Për këtë, tashmë ka reaguar edhe vetë drejtoria e kësaj shkolle, ku përmes një komunikate është thënë se dokumenti ka pasur të bëj me një marrëveshje e cila ka qenë me prindërit.

Për atë marrëveshje drejtoria thotë se është hartuar nga grupe punuese të shkollave gjatë vitit të 2023 dhe është në harmoni me praktikat evropiane për nënshkrim nga dy prindërit.

“Është vërejtur se disa prindër e kanë ndërlidhur me procese të tjera, për çka shkolla nuk ka pasur këtë qëllim. Për shkollën është e rëndësishme që dy prindërit të jenë pjesë e shkollimit dhe garantues i bashkëpunimit e ndarjes së përgjegjësisë në të mirë të fëmijëve”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, është shprehur edhe keqardhje.

“Ne ndajmë keqardhje për çdo shqetësim të mundshëm që kjo situatë mund të ketë shkaktuar”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...