Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-policit boshnjak, Ekrem Bajroviq, i cili akuzohet për vrasjen e 18 civilëve shqiptarë, në fshatin Saradran të Istogut.
Bajroviq u prangos më 19 tetor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, raporton Sinjali.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit E.B në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila masë do të llogaritet nga datë 19 nëntor 2022 dhe do të zgjasë deri më datë 19 janar 2023”, njofton Gjykata.