25/02/2024

Kurti tregon synimet për industrinë e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten në hapjen e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Me këtë rast ai tha se kjo industri ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore.

Kurti tha se Qeveria për herë të parë pas luftës, ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e bizneseve, që është miratuar në qershor të këtij viti.

Sipas tij, përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet një industri të integruar globalisht.

“Qeveria jonë për herë të parë të periudhës së pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e biznesit 2030 politika industriale e cila është miratuar në qershor të këtij viti. Strategjia synon të përmirësojmë mjedisin e biznesit në Kosovë të promojë zhvillimin industrial të adresojë defiticin tregtar të shtoj vendet e punës, të siguroj efikasitet të burimeve. Përmes politikës industriale synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri më të integruar globalisht”, tha Kurti.

Zenel Kelmendi, kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, tha se kjo Konventë duhet që të shfrytëzohet si platformë për t’i ndarë idetë tona për të për të sfiduar kufijtë  e krijimtarisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme./EO

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...