17/06/2024

E konfirmon Prokuroria: Ridvan Muharremi e dy zyrtarët e MINT-it dërgohen në mbajtje për 48 orë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Prokuroria Speciale  e Republikës së Kosovës e ka konfirmuar lajmin se janë arrestuar Ridvan Muharremi, pronar i restorantit “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Gara e Irfan Lipovica për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtar.

Sipas njoftimit të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

ARRESTOHEN TRE PERSONAT R.M. H.G DHE I.L. PËR KEQPËRDORIM TË DETYRËS ZYRTARE Prishtinë, 18 gusht 2023 –

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...