14/10/2025

Edukatorja e një kopshti në Pejë arrestohet për dhunë ndaj një fëmije – Prokuroria jep detajet

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një edukatore e një kopshti në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se ndaj të dyshuarës është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Është ndalu një edukatore e një kopshti nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit e njëjta është arrestuar”, ka deklaruar Nikçi për Sinjalin.

Ai shtoi se brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj në kuadër të procedurës penale.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...