27/07/2024

Ekonomia shqiptare, Sejko: Plakja e popullsisë, ulja e fuqisë punëtore po frenojnë zhvillimin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Rritja e ulët e produktivitetit, efektet e plakjes së popullsisë dhe kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot gjatë mbledhjes së Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, se këto sfida kërkojnë që institucionet të sigurojnë stabilitet ekonomik e financiar, të krijojnë ekonomi më eficiente, novatore e gjithëpërfshirëse, si dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë digjital.

Sipas tij, bankat qendrore duhet të vijojnë të fokusohen në marrjen e masave të nevojshme për kthimin e inflacionit në objektiv, si parakusht për rritjen e qëndrueshme të ekonomive dhe të mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë për të rindërtuar në kohë hapësirat fiskale, për të qenë sa më të përgatitur për përballimin e goditjeve të ardhshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se viti 2023 u mbyll me një rritje ekonomike rreth nivelit 3.5%, me një normë papunësie në minimumet e veta historike, si dhe me një borxh të huaj, borxh publik dhe tregues të kredive me probleme, poshtë niveleve që kishin përpara goditjeve.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fokus të kësaj mbledhjeje ishin sfidat aktuale me të cilat po përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe përqasjet sa më eficiente dhe të koordinuara me qëllim zhvillimin e tyre. Gjithashtu përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale, si luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencave të fatkeqësive natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë, si dhe hapat që ata po ndërmarrin për t’i trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...