23/07/2024

Ekskluzive: Pezullohet ndërtimi i Rrugës A, vendos Gjykata Komerciale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A, pas ankesës që e ka bërë ndërrmarja “Pro & CO Group” kundër operatorit ekonomik “Sallahu” i cili e kishte fituar tenderin milionësh.

Nëntë ditë më parë, saktësisht më 11 tetor, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dha një premtim madhor që lidhet me Rrugën A.

Ai tha se ky projekt, që konsiderohet më i madh për nga kapitali i komunës së Prishtinës do të pëfundojë para verës së 2024.

“E njohur si Rruga A, me 6 korsi, me kolektorë e infrastrukturë moderne përcjellëse, ajo nisi të jetësohet në maj të këtij viti. Me tempon aktuale të punëve – në të dy skajet e rrugës – ajo do të përfundojë qysh para verës së ardhshme”, u zotua Abdixhiku pas vizitës që bashkë me të parin e Prishtinës, Përparim Ramën e kishin pasur te rruga që zyrtarisht mban emrin Jim Xhema, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, duket se nuk do të shkojë gjithçka sipas planit, pasi Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur për pezullimin e punimeve në Rrugën A, deri në një vendim tjetër.

Kështu thuhet në vendimi që e ka siguruar ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Vendimi i nxjerrë më 17 tetor thotë se “Gjykata po ashtu vlerësoi se shtyrja e ekzekutimit të vendimit dhe pezullimi i aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë”, me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedural është më se i dhuru që të ruhet interesi publik”, saktëson vendimi i Komerciales të cilin e ka Gazeta Sinjali.

Ky vendim ka ardhur pas ankesës që në këtë gjykatë e ka bërë ndërrmarrja “Pro & CO Group” SHPK.

“Kjo pasi Paneli Shqyrtues nuk është marrë fare me pretendimin kryesor të ngritur nga ankuesi që ka të bëjë me shkelje të nenit 65 të LPP-së nga AK, duke e shpërblyer me kontratë Operatorin Ekonomik Sallahu SHPK Drejtori i të cilës është i dënuar për veprën penale Falsifikim i Dokumentit Zyrtar”, shkruhet në vendimin e Gjykatës Komerciale, transmeton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

“Gjyakat vlerëson se shtyrja e eksekutimit të vendimit nuk do t’i sillte dëm të paditurit apo ndonjë personi të interesuar, sepse përkundër shtyrjes se sealizimit të projektit, shtyerja e ekzekutimit të vendimit deri në vlersimin e ligjshmërisë së procedurës së prokurimit do të jetë edhe në dobi të paditurit – kundër propozuesit, sepse do të evitohej çfardo dyshimi për keqpërdorim të fondeve publike nga AK, që potencialisht do të ndikonte negatvisht në besimin e publikut ndaj AK”, thotë vendimi i Gjykatës të siguruar nga Gazeta Sinjali.

Punimet do të ndërpriten deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara në procesin e tenderit.

Rikujtojmë se me 27 prill të këtij viti kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Prishtinës, Përparim Rama, kishin inauguruar nisjen e projektit për ndërtimin e rrugës Jim Xhema, e njohur si Rruga A.

Kontratën që peshon 8.5 milionë euro e kishte fituar kompania private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K“.

Pronari i kësaj kompanie zyrtarisht është Lulzim Sallahu, por mbrapa tij qëndron vëllau u tij, Naimi, që është i dënuar për mashtrim me prokurimin publik.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...