29/02/2024

Ekspertët paralajmërojnë se Gaza ka arritur në një “pikë pa kthim”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Situatë e jashtëzakonshme po mbizotëron në Rripin e Gazës, ku bombardimet izraelite kanë shkaktuar dëme të mëdha duke shkatërruar shtëpi, objekte mjekësore, shkolla, dyqane, dhe infrastrukturën bazë.

Presidenti amerikan Joe Biden, ka dënuar “bombardimin pa dallim” të Izraelit, por shumë palestinezë mendojnë se kjo deklaratë erdhi më vonë nga sa ata shpresonin.

Dhe sipas avokates palestineze, Diana Buttu, konflikti midis Izraelit dhe Hamasit ka arritur në një pikë pa kthim, përcjell Telegrafi.

“Gaza tani është përtej riparimit. Dëmi fizik nuk mund të rregullohet”, tha Buttu.

“Le të supozojmë se bombardimet do të ndalojnë nesër. Shumica e shtëpive janë të pabanueshme. Ku do t’i dërgoni gjithë këta njerëz? Ku janë dyqanet, shkollat, spitalet?”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara raportuan se 18 për qind e infrastrukturës së Gazës është shkatërruar, 77 për qind e spitaleve janë jofunksionalë – dhe rreth 1.9 milionë njerëz besohet se janë zhvendosur.

Përveç akuzave për dëme të mëdha materiale, organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si Human Rights Watch, Amnesty International, dhe zyrtarë të shumtë të OKB-së, kanë rritur shqetësimet për një mundësi aparteidi në Gazë, por Izraeli e ka mohuar këtë pretendim.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë deklaruar përsëri se objektivë e tyre ushtarake është zhdukja e Hamasit, edhe pse po akuzohet se po bombardon pa dallime duke lënë të vdekur një numër të madh të civilëve.

Ndërkohë thuhet se shkatërrimi i infrastrukturës në Gazë, po sjell me vete edhe shkatërrimin e shoqërisë palestineze, pasi ata janë të uritur, të shqetësuar, dhe të frikësuar gjatë gjithë kohës.

Sipas Juliette Touma, drejtoreshë në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, Gaza çdo ditë e më shumë po bëhet e pajetueshme, dhe e cilësoi këtë moment si më sfiduesi në historinë e OKB-së. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...