25/02/2024

Vazhdon përpjekja e Turqisë për dërgimin e ndihmave urgjente në Gaza

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Öncü Keçeli tha se po vazhdojnë përpjekjet me të gjitha institucionet dhe organizatat për të dërguar ndihmat urgjente humanitare që kanë nevojë palestinezët, transmeton Anadolu.

Përmes një postimi nga X, zëdhënësi Keçeli bëri të ditur se po vazhdojnë përpjekjet me të gjitha institucionet dhe organizatat e Turqisë për të dërguar ndihmat urgjente humanitare për të cilat kanë nevojë palestinezët.

“Nën kryesimin e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në periudhën 12 tetor – 12 dhjetor në portin Al-Arish të Egjiptit janë dërguar përmes 13 dërgesave ajrore dhe dy anijeve rreth 2.500 tonë ndihma humanitare”, tha Keçeli i cili shtoi se ndihmat do të vazhdojnë duke u rritur.

Ai theksoi se është gati të ankorohet në portin Al-Arish anija që transporton gjithsej 1.107 tonë produkte si rezultat i bashkëpunimit mes Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Shoqatës së Ndihmës së Kuvajtit dhe se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) u ka dërguar ndihma punëtorëve nga Gaza të cilët kanë mbetur të bllokuar në Bregun Perëndimor.

“Që nga 16 nëntori e deri më tani 182 të pacientë dhe të plagosur bashkë me 147 shoqërues janë transportuar nga Gaza në Turqi”, tha Keçeli i cili shtoi se pacientët dhe të plagosurit janë vendosur në trajtim nëpër spitale dhe se numri i tyre do të rritet.

Keçeli tha se do të përfundojnë në kohën më të shkurtër punimet lidhur me krijimin e spitalit fushor në Gaza.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...