16/04/2024

Ekzekutohen katër persona nga Irani pasi kishin spiunuar për Mossad

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Irani ekzekutoi katër “diversantë” të lidhur me shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad.

Kështu ka njoftuar ueb-faqja që merret me rastet gjyqësore iraniane, Mizan Online, e cila ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Katër anëtarë të një ekipi sabotazhi të lidhur me regjimin sionist, të cilët kishin kryer veprime të gjera kundër sigurisë së vendit nën drejtimin e oficerëve të Mossad, u ekzekutuan mëngjesin e sotëm pas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Irani ka njoftuar më parë arrestimet dhe ekzekutimet e agjentëve të dyshuar që punojnë për vendet e huaja, përfshirë Izraelin.

Kujtojmë se javën më parë iranianët kanë ekzekutuar një person pasi akuzohej se ka bashkëpunuar me autoritetet e spiunazhit izraelit.

Teherani shpesh pretendon se prishë operacionet e Mossad-it, por vërtetësia e pretendimeve të tilla është e paqartë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...