12/11/2024

Izraeli pranon sulmin në një kamp refugjatësh në Gaza, por nuk pranon të kërkoj falje

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sipas zëdhënësit të qeverisë izraelite, Eylon Levy, sulmi ajror që vrau 86 njerëz në një kamp refugjatësh në Gazë, ishte një “gabim dhe se shpreh keqardhjen e tij”.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur për shkak të përdorimit të një “municioni të gabuar”.

Megjithatë, Levy nuk pranoi të kërkonte falje për humbjen e jetëve, për arsye se siç është theksuar shpesh nga izraelitët, kjo fushatë ushtarake ka për qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe jo vrasjen e civilëve.

“Ne nuk do të kërkojmë falje për këtë fushatë, e cila po sjell para drejtësisë regjimin historik të Hamasit”, tha ai.

Pra, Levy konfirmoi se incidenti ndodhi për shkak se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kishin përdorur municione të gabuara, por ende nuk dihet se çfarë lloji.

“Vdekjet e civilëve janë për të ardhur keq, por në luftë është e pashmangshme që do të bëhen gabime”, theksoi zëdhënësi.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit thuhet të vazhdojë derisa regjimi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet e mbetura që militantët i morën gjatë sulmit të 7 tetorit.

Edhe pse numri i të vdekurve sa vjen e shtohet, sulmi në kampin e refugjatëve në Maghazi llogaritet të jetë më i rëndi, ku shumë prej të vdekurve përfshinin gra dhe fëmijë.

Edhe pse numri i të vdekurve sa vjen e shtohet, sulmi në kampin e refugjatëve në Maghazi llogaritet të jetë më i rëndi, ku shumë prej të vdekurve përfshinin gra dhe fëmijë.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë të Hamasit, deri më tani 21 mijë njerëz janë vrarë në Gazë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...