26/12/2024

Erdogan apelon te liderët e G20-ës që të marrin nismë për zgjidhjen e konfliktit me dy shtete

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u ka bërë thirrje liderëve të G20-tës që “të ndërmarrin një iniciativë në realizimin e një zgjidhjeje me dy shtete” për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë, raporton Anadolu.

Duke folur në samitin virtual të liderëve të G20-tës të organizuar nga India, presidenti Erdoğan tha se “tragjedia që po shpaloset në tokat e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gaza, ka tejkaluar kufijtë e tolerancës së njerëzimit”.

Erdoğan përsëriti se Turqia është e gatshme të marrë një rol, përfshirë si garantues, me vendet e tjera, në një strukturë të re të mundshme të sigurisë në konfliktin Izrael-Palestinë.

“Asgjë nga ajo që po ndodh (në Gaza) nuk mund të shpjegohet me të drejtën e vetëmbrojtjes. Krimet e luftës janë krime kundër njerëzimit që po kryhen qartë atje”, tha Erdoğan.

Presidenti turk gjithashtu u shpreh se “siç do ta pranojë kushdo që ka ndërgjegje, asgjë nga kjo që po përjetohet nuk mund të shpjegohet me të drejtën për t‘u vetëmbrojtur”.\Mesazhi.com\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...