Tanket izraelite përparuan më thellë në zonën perëndimore të Rafahut, në një prej netëve më të këqija të bombardimeve nga ajri, toka dhe deti.
Forcat izraelite në këtë formë kanë detyruar shumë familje të largohen nga shtëpitë dhe tendat e tyre nën errësirë.
Izraeli tha se sulmi i tij synonte të zhdukte njësitë e fundit luftarake të Hamasit në Rafah, një qytet që strehonte më shumë se një milion njerëz përpara se të fillonte avancimi i fundit.
Të mërkurën ushtria tha se kishte goditur 45 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës nga ajri, duke përfshirë strukturat ushtarake, celula militante, raketahedhës dhe boshte tunelesh.
Izraeli e ka përjashtuar paqen derisa Hamasi të zhduket dhe pjesa më e madhe e Gazës është në rrënoja.