Greqia ka “lënë pas inatet” dhe i ka ardhur në ndihmë fqinjit të saj, Shqipërisë, e cila po përballet me dy vatra të mëdha zjarri në Dropull dhe Finiq.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shteti grek ka dërguar dy avionë për shuarjen e flakëve. Ndihmë ka pasur edhe nga qeveria italiane dhe ajo kroate, për shkak se vatrat e zjarrit vijojnë aktive prej 2 ditësh dhe shuarje e tyre është shumë e vështirë.
Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.
Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. /Telegrafi/