04/10/2024

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e hekurt për aleancën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të NATO-s gjatë një fjalimi të martën në Uashington, duke vënë në pah unitetin e aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës ndërsa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.

Mesazhi në dukje synonte të përforconte mbështetjen e lëkundur mes përkrahësve të tij demokratë si dhe vendeve aleate që përballen me mundësinë e një rikthimi në Shtëpinë e Bardhë të republikanit Donald Trump.

Presidenti Biden është përpjekur të bindë votuesit dhe donatorët se ai është i gatshëm për t’u rizgjedhur pas një paraqitjeje të dobët në debatin presidencial me z. Trump.

Ai është përpjekur ta tregojë veten nëpër fushata elektorale, përmes një letre sfiduese drejtuar ligjvënësve demokratë dhe tani në takimin e nivelit të lartë të NATO-s, duke përcjellë mesazhin se është i gatshëm edhe për katër vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i lartë i NATO-s i jep Presidentit Biden mundësinë e tij të parë për t’u takuar ballë për ballë me kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer, pas telefonatës së javës së kaluar për t’i uruar fitoren e zgjedhjeve. Presidenti Biden do të takohet me kryeministrin anglez të mërkurën dhe Presidentin Zelenzkky të enjten.

Në takimin e NATO-s në Uashington marrin pjesë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të aleancës dhe partnere të Paqësorit, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, si dhe Ukraina. /voa

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...