24/02/2024

Gruaja e Naim Murselit u vra në veturë, Policia e konfirmon për Sinjalin rastin tragjik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Sinjalin vrasjen e rëndë që ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, Siç merr vesh Sinjali, viktimë është gruaja e Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.
Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit
” – njoftoi Policia.

Ndryshe, Sinjali raportoi se rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një incidenti, ku familja Murseli është përballur me disa grabitës.

Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...