22/07/2024

Hakmerret SHBA-ja, Houthit sërish sulmuan një anije në Detin e Kuq

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Grupi Houthi sërish ka kryer sulme drejt anijeve tregtare në Detin e Kuq, duke goditur së fundmi një anije tregtare amerikane.

Ata thonë se anija që ata goditën, operohej nga SHBA-ja, transmeton Telegrafi.

Kompania e sigurisë detare Ambrey tha se një anije që operonte në jug të portit të Jemenit, Aden kishte raportuar një shpërthim në bord, por nuk përmendi emrin e anijes.

Në kundërpërgjigje këtij incidenti, SHBA-ja ka nisur sulme të reja ajrore në Jemen.

Houthit për javë të tëra kanë pasur në cak anijet tregtare amerikane, britanike dhe izraelite si përgjigje ndaj situatës në Gaza.

Bombardimet ndaj anijeve tregtare kanë filluar që nga 7 tetori kur edhe filloi konflikti mes Hamasit dhe Izraelit.

Si rrjedhojë, vetëm javë më parë SHBA-ja dhe Britania filluan bombardimin e caqeve të Houthit në Jemen. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...