03/12/2024

HISTORIA DHE TRASHËGIMIA E MBIEMRIT “SHATRI”

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Mbiemrat janë më shumë se thjesht një emër që bartet nga një brez në tjetrin; ata janë pjesë e identitetit dhe e trashëgimisë sonë kulturore. Secili mbiemër mbart me vete histori, kujtime dhe rrënjë të thella që shpesh shkojnë përtej individëve dhe përshkojnë gjenerata të tëra.

Një prej këtyre mbiemrave që përmban një pasuri të tillë të trashëgimisë është mbiemri “Shatri.”

Mbiemri “Shatri” është një emër që ngjall respekt dhe nder në mesin e atyre që e mbajnë dhe të atyre që janë të njohur me të. Ky mbiemër ka rrënjë të thella në historinë dhe kulturën shqiptare dhe bart me vete histori që janë të lidhura ngushtë me vendet, njerëzit dhe ngjarjet që kanë ndikuar që ky mbiemër të jetë i përhapur.

 Duke eksploruar origjinën e mbiemrit SHATRI.

Gjejmë se si i mbeti familjes Shatri ky mbiemër?

Sipas gojëdhënave nga pleqtë e fshatit; i pari i kësaj familje ishte oborrtarë në oborrin e Azllan Pashës.  Duke parë fisnikërinë dhe bujarinë e tij, Azllan Pasha e emëroi me SHATRI që ka kuptimin “Fisnik” apo “Bujar”, ku nga ajo ditë kësaj familje i mbeti ky emër SHATRI.

Po ashtu rrëfimi tjetër thotë: “i pari i familjes shatri, ishte ushtar i mirë i mbretit osman. Një herë, mbreti po kërkon një ushtar të zotin, me ia shpëtua kalin e mbretit i cili kishte rrëshqit në një gropë të thellë. Si ushtar i fortë, këtë punë e kryen ushtari më fisniku, për këtë punë mbreti e gradoi me emrin SHATRI!” Ku nga ajo ditë kësaj familje i mbeti ky emër SHATRI.

Në fjalorin e gjuhës shqipe

SHÁT/ER, ~RI m.sh. ~ËR, ~RIT hist. Djalë nga një familje fisnike, që shërbente në oborrin e një princi a te një mbreti (në sistemin feudal); shërbëtor shtëpie. E mori (shërbeu) si shatër. Vajti i rrethuar nga shatrit.

Më këtë e kuptojmë se, mbiemri SHATRI nuk i takon gjuhës shqipe, por është i huazuar. Këtë na e dëshmojnë edhe gojëdhënat e pleqve të kësaj familje, siç e cekëm më lartë që ka të bëjë me Azllan Pashën. Në gjuhën turke nuk hasëm në emrin Shatri!

 Në fjalorin e gjuhës arabe

الشاطرُ : ماكر

Al-Shater : mendjemprehtë

الشاطرُ (عند الصُّوفية) : السابق المسرع إِلى الله

El-Shater (sipas sufive): ai që nxiton te Zoti

الشاطرُ: الفَهِمُ المتصرف

El-Shatir : ai që kupton dhe vepron

 Përfundim

Në përmbledhje, mbiemri “Shatri” është më shumë se një emër i mbajtur nga një familje; ai është një simbol i trashëgimisë dhe i historisë së pasur që i përket kulturës shqiptare.

Origjina e tij e lidhur me fisnikërinë dhe bujarinë e oborrtarit të Azllan Pashës dhe kuptimi i tij i pasur në gjuhët e ndryshme pasqyrojnë rëndësinë e vlerave dhe karakteristikave që ky mbiemër mbart me vete.

Për ata që mbajnë mbiemrin “Shatri,” ky emër është një burim krenarie dhe një lidhje e fortë me të kaluarën, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre.

Duke ruajtur dhe çmuar këtë trashëgimi, familja shatri kontribuojnë në ruajtjen e historisë dhe kulturës që e kanë formuar dhe që e mbajnë ende të gjallë në kohët moderne.

Në këtë mënyrë, mbiemri “Shatri” nuk është vetëm një etiketë identifikimi, por një testament i vlerave dhe trashëgimisë që kalojnë nga një brez në tjetrin, duke u bërë një pjesë e pandashme e narrativës historike dhe kulturore shqiptare.

Ma.Vehbi H Shatri.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...