21/04/2024

Irani konfiskoi naftën amerikane nga një cisternë që ndaloi në Gjirin Persik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Irani njoftoi se ka sekuestruar naftën amerikane nga cisterna e quajtur “Advantage Sweet”, e cila mbante naftën e kompanisë energjetike amerikane “Chevron” me flamur të Ishujve Marshall, të cilën e ndaloi në Gjirin Persik në prill të vitit të kaluar me vendim gjykate, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve të Iranit, Tasnim, gjykata njoftoi vendimin e saj në rastin e ngritur kundër disa zyrtarëve amerikanë në Gjykatën Ndërkombëtare të Teheranit nga pacientët me Epidermolysis Bullosa (EB), mundësitë e trajtimit të të cilëve ishin kufizuar për shkak të sanksioneve të njëanshme të vendosura nga SHBA-ja dhe vendosi të sekuestrojë naftën amerikane.

Pas vendimit të gjykatës, Irani sekuestroi naftën amerikane të transportuar nga cisterna “Advantage Sweet”, të cilën e ndaloi në Gjirin Persik në prill të vitit të kaluar.

– Pacientët “Butterfly” në Iran ngritën padi kundër SHBA-së për shkak të sanksioneve

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 midis 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gjermanisë dhe Iranit në maj 2018 dhe rivendosi sanksionet ndaj Iranit.

Irani kishte importuar më parë fasha dhe veshje për plagët nga Suedia për trajtimin e pacientëve me EB dhe ua ofronte pacientëve falas por pasi SHBA-ja rivendosi sanksionet në vitin 2018 gjatë periudhës së Trumpit, kompania suedeze ndaloi shitjen e fashave jetike për pacientët me EB në Iran.

Megjithëse, Washingtoni nuk vendosi sanksione të drejtpërdrejta ndaj sektorit të shëndetësisë iraniane, sanksionet e njëanshme bankare dhe shmangia e kompanive të huaja për të bërë biznes me Teheranin, të cilat kishin frikë të përfshiheshin në listën e sanksioneve të SHBA-së, e bënë të vështirë për Iranin importimin e furnizimeve shëndetësore dhe ilaçeve.

Zëdhënësi i atëhershëm i Pushtetit Gjyqësor në Iran, Zebihullah Hodaiyan në deklaratën e tij në shkurt 2022 tha se pacientët EB, mundësitë e trajtimit të të cilëve ishin të kufizuara, ngritën padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Teheranit kundër disa zyrtarëve amerikanë, veçanërisht kundër Trumpit, i cili inicioi sanksionet.

– Krizat e cisternave midis Iranit dhe SHBA-së

Në kuadër të sanksioneve të njëanshme që vendos, SHBA-ja herë pas here kap cisterna iraniane që transportojnë naftë bruto dhe përpiqet ta shesë në ankand naftën e këtyre anijeve. Si kundërpërgjigje, Irani ndërhyn në cisternat e naftës rreth Gjirit Persik me arsyetimin se ato “nuk respektojnë rregullat detare”.

Cisterna “Suez Rajan” me flamur të Ishujve Marshall, që mbante 800 mijë fuçi naftë iraniane, u kap nga marina amerikane në ujërat në jug të Afrikës në prill 2023 dhe u tërhoq në brigjet e Teksasit.

Më 27 prill, Irani kapi një cisternë nafte të quajtur “Advantage Sweet”, e cila po transportonte naftën e kompanisë energjetike amerikane “Chevron” me flamur nga Ishujt Marshall, në Gjirin e Omanit.

Në deklaratën nga ushtria iraniane thuhet se cisterna është sekuestruar me vendim gjyqësor “me arsyetimin se ka shkelur rregullat ndërkombëtare detare”, pasi ka goditur një anije iraniane dhe ka ikur. SHBA-ja më vonë me urdhër të gjykatës sekuestroi dhe shiti naftën iraniane të transportuar nga “Suez Rajan”.

Irani ndaloi cisternën e naftës “Suez Rajan”, të quajtur më vonë “St Nikolas”, në Gjirin e Omanit më 11 janar dhe e tërhoqi atë në brigjet iraniane.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...