28/05/2024

Izraeli do të thellojë sulmet në Rafah

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se do thellohen sulmet dhe se më shumë ushtarë do të vendosen në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës në të cilin janë strehuar rreth 1.5 milion palestinezë të zhvendosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Gallant dje zhvilloi vizitë në një zonë në afërsi të Rafahut.

Pasi tha se më shumë ushtarë do të vendosen në Rafah për shkak se ushtria izraelite “vazhdon sulmin e saj kundër Hamasit”, Gallant potencoi se sulmet do të vazhdojnë me ushtarët shtesë që do të hyjnë në rajon.

Gallant mbrojti idenë e tij se Hamasi nuk ka municione të mjaftueshme dhe se ai është konsumuar ndërsa pretendon se “Ky operacion do të intensifikohet dhe se Hamasi tashmë nuk është një organizatë e cila mund të rinovojë veten”.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë ndërsa në mëngjesin e 7 majit filloi sulm tokësor në Rafah të Gazës dhe njoftoi marrjen nën kontroll të pikës kufitare me Egjiptin në anën e Gazës.

Sipas OKB-së, për shkak të sulmeve izraelite, nga Rafah deri më tani janë detyruar të largohen rreth 600 mijë njerëz.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...