18/05/2024

Izraeli prej 28 javësh kufizon faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Izraeli edhe këtë javë ka vendosur kufizime ndaj palestinezëve që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Që në orët e para të mëngjesit policia izraelite vendosën barriera hekuri për të penguar hyrjen e palestinezëve në shumë pika të Kudsit Lindor.

Policia izraelite vendosi barriera në hyrjet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit Lindor dhe lejuan hyrjen në xhaminë Al-Aksa vetëm për të moshuarit dhe fëmijët.

Po ashtu forcat izraelite ngritën pika kontrolli edhe në dyert e jashtme të xhamisë Al-Aksa.

Të rinjtë palestinezë që nuk u lejuan të hynë në Al-Aksa, e falën namazin e xhumasë përballë portës Al-Asbat.

Që nga 7 tetori 2023 kur filluan sulmet në Rripin e Gazës e deri më tani, policia izraelite zbaton prej 28 javësh kufizime serioze të cilat pengojnë dhjetëra mijëra njerëz të falin namaz në xhaminë Al-Aksa.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...