10/10/2024

Ja 8 përfitimet e të pasurit një mace

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut. Macja, në fakt, autonome dhe “me edukatë”, është kafsha perfekte për t’u mbajtur në ambiente banimi, edhe në qytet.

Ja 8 përfitimet e të pasurit një mace:

1. Redukton stresin dhe ankthin: Macet mund të qetësojnë kimikatet e trupit, duke ulur stresin dhe nivelet e ankthit. Një përkëdhelje e vogël është e mjaftueshme për ta hequr mendjen nga shqetësimet e tjera.

2. Ul rrezikun e atakut në zemër: Studimet kanë treguar se pronarët e maceve kanë më pak shanse të jenë të rrezik nga ky problem.

3. Përfitime terapeutike: Efekti qetësues i të pasurit një mace çliron otoksinën, hormonin e njohur për nxitjen e dashurisë dhe besimit. Kur njerëzit janë të hidhëruar dhe flasin me macen e tyre, ndihen më mirë sepse janë para dikujt që nuk i gjykon. Gjithashtu dhe fëmijët me autizëm, ndihen më të qetë ndërkohë që përkëdhelin një mace.

4. Përmirëson imunitetin: Të jesh i ekspozuar nga qimet e maces në shtëpi, rrit rezistencën ndaj alergjive.

5. Ul presionin e gjakut: Kjo sigurohet falë prezencës qetësuese që kanë macet përreth shtëpisë.

6. Ul triglicerinën dhe nivelin e kolesterolit: Këto faktorë janë shkak i diabetit të tipit 2, atakut në zemër, sëmundjes së veshkave dhe mëlçisë.

7. Rrit shoqërizimin: Pronarët e maceve janë ata persona që e nisin bisedën të parët. Një studim tregoi se gratë, kishin më shumë interes ndaj burrave që kishin mace, sepse kjo tregon se janë të ndjeshëm dhe inteligjentë.

8. Nuk je kurrë vetëm: Macet reduktojnë ndjenjën e vetmisë. Megjithëse janë të njohura për pavarësinë e tyre, lidhja midis një maceje dhe pronarit të saj është e veçantë. Një studim zviceran në vitin 2003 tregoi se të pasurit një mace është e ngjashme me të pasurit një partner.

Dashuria që keni për kafshën shtëpiake është po aq e vyer sa edhe miqësia me njerëzit.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...