16/06/2024

Inteligjenca artificiale detekton pacientët që kanë probleme me zemër

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Inteligjenca artificiale (AI) do të mund të përdoret për të identifikuar pacientët në rrezik të ndërlikimeve me zemrës, që do të thotë se ata mund të trajtohen më herët lidhur me problemet me zemërn, kanë thënë studiuesit me bazë në Leeds.

Një algoritëm, i njohur si Find-HF, është “trajnuar” nga studiuesit e Universitetit të Leeds për të zbuluar simptomat e hershme të ndërlikimeve me zemrën duke përdorur të dhënat e pacientëve.

Për studimin, i cili u financua nga BHF, studiuesit përdorën të dhënat e 565,284 pacientëve të rritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Më pas u testua në një bazë të dhënash prej 106,026 regjistrimesh nga Spitali Universitar Kombëtar i Tajvanit.

AI ishte në gjendje të parashikonte me saktësi pacientët që ishin më të rrezikuar për ndërlikime në zemër, dhe ata që mund të pranoheshin në spital me këtë gjendje, brenda pesë viteve, thanë studiuesit, shkruan BBC

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...