Studiuesit në Britani të Madhe tërheqin vërejtjen që njerëzit të cilët nuk hanë mjaft shpesh mish peshku rrezikohen nga sëmundje serioze.
Sa shpesh duhet patjetër të hani mish peshku?
Është e nevojshme së paku dy herë në javë të hamë peshk, së paku një racion të jetë peshk deti, i pasur me vaj peshku, si p.sh. salmon dhe ton.
Peshku është i pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrave në organizëm, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk merrni mjaft omega 3 të thartirave yndyrore të cilat i përmban peshku, rrezikoni sëmundjen e zemrës dhe sëmundjen e trurit.
Gjithashtu është treguar që, nëse nga ushqimi eliminoni mishin e peshkut dhe hani vetëm mish të kuq, rrezikoheni edhe më shumë nga tumoret, sesa ata të cilët hanë së paku dy herë në javë.