Deri në një orë po presin qytetarët për të kaluar kufirin në pikën e Jarinjes në veri të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, kolona e kamionëve në këtë pikë kufitare është e gjatë 800 metra në dalje.
Ndërsa në Merdar kolona e kamionëve është e gjatë 100 metra ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është nga 15 deri në 20 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare nuk ka fare kolonë dhe së pritja është nga 3 deri në 5 minuta./IndeksOnline/