Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka deklaruar se mund të ketë paqe në Ballkan, porse ka shtuar se që kjo të ndodhë duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Këto deklarata Kamberi i bëri pas takimit që pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili po mban takime për të formuar qeverinë.
“Kur shikoni shembuj të shumtë që kanë ndodhur në mbarë botën të pajtimit të kombeve që ishin në mosmarrëveshje apo edhe në luftëra, pajtimi është i mundur. Nëse ishte i mundur në Afrikën e Jugut, sigurisht që është i mundur në Ballkan.
Çka është ajo që ndoshta e ka ndihmuar procesin e pajtimit në Afrikën e Jugut është fakti që të gjithë ata njerëz që ishin të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në një proces të udhëhequr nga kryepeshkopi Desmontuto e pranuan fajin e tyre, ndoshta nuk janë gjykuar, por ka qenë e mjaftueshme që ata publikisht ta pranojnë dhe për këtë të flasin publikisht”, tha ai.