Zëvendësi i ri i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, do të mbikëqyrë politikën amerikane për këtë rajon, e cila ka në thelb mbështetjen e tij në rrugën drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucionet euroatlantike.
Kështu tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), i pyetur lidhur me qëllimet e Kasanofit në detyrën e re.
Kasanof mori postin e zëvendësit të ndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor më 19 korrik të këtij viti.
Paraprakisht, në këtë post ishte Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj.
Ai shtoi se Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe me partnerët evropianë, “në rrugën drejt arritjes së një marrëdhënieje të normalizuar, paqësore dhe produktive midis dy vendeve”.
Kasanof, që nga 19 korriku, është edhe zëvendës i ndihmëssekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të Departamentit amerikan të Shtetit.