22/12/2025

Kelmendi: Zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës – qorrsokaku i radhës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-deputeti dhe afaristi, Ramiz Kelmendi u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës për kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

Kelmendi përmes një shënimi në Facebook ka thënë se nuk duhet të biem në grackën e ngritur nga qeveria serbe.

“Duhet pasur dhe kujdes në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore, që mos të bijmë në grackën Politike të ngritur nga Qeveria serbe dhe mbështetësit e saj politik në Kosovë!

– Strukturat organizative janë serbe shumica!

– Personeli organizativ në pikat votuese poashtu janë serb shumica!

– dhe të gjithë të tjerët janë shumica serb!

ku është kurthi politik, nuk do hapen vendvotimet, nuk do dalin te punësuarit per mirëvajtjen e puneve ne regjistrim kontroll, votim, vëzhgim, pra do kemi zgjedhje pa vendvotime aktive, do kemi zgjedhje pa personel”, ka shkruar Kelmendi.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se problemet do të jenë si në aspektin logjistik poashtu edhe me pjesëmarrjen e votuesve në këto zgjedhje.

“Nuk do ketë kush ti siguroj, transportojë, pranojë dhe shumë elemente tjera të domosdoshme!

Nuk do ketë zgjedhës të pakicës serbe, nuk do kenë ku të votojnë votuesit që kanë interesim, nuk do shofim votues të dalur në vendvotime të pakicës serbe”.

“Kjo është humbja e rradhës që do pësojmë polikisht! Bashkësia ndërkombëtare do sheh se nuk ka të interesuar për të zgjedhur përfaqesusesit lokal! A do të thotë kjo se kemi padëgjueshmëri të plotë të pakicës serbe? Si do komentohet nga mediat e huaja?”

“Nga kjo pra del se qëllimi i tyre do krijoj opinion ndërkombëtarë se pakica serbe nuk është e interesuar për të qenë pjesë e Kosovës me këtë status që e ka”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...