21/12/2025

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë diskuton për Kosovën

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë (NSC) deklaroi të enjten se qeveria nuk do të tolerojë asnjë grup terrorist që vepron në zonë, ose ndonjë nga grupet që mbështesin veprimet e tyre.

NSC u mblodh në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara dhe lëshoi një deklaratë ku theksohej se “ekzistenca dhe veprimtaria e asnjë grupi terrorist nuk do të lejohet në rajonin tonë dhe çdo hap i nevojshëm do të merret me vendosmëri për këtë”.

Po ashtu, gjatë takimit janë vlerësuar edhe ngjarjet në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku në deklaratë thuhet se duhet të parandalohen “diskurset separatiste dhe iniciativat e njëanshme” për të ruajtur stabilitetin, ka raportuar “Almayadeen”.

Sipas deklaratës, objektivi i vetëm i operacioneve që po kryhen në të gjithë kufijtë jugorë të Turqisë është mbrojtja dhe siguria e Turqisë.

Deklarata iu referua më tej edhe Greqisë dhe shpjegoi se “Ankaraja pret që ajo të ndalojë përfshirjen në akte që janë kundër marrëveshjeve dhe ligjit ndërkombëtar, veçanërisht armatosjen e ishujve të Egjeut”.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...