17/06/2024

Këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni, kanë mbërritur 60 mijë doza për vaksinim falas

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon këtë javë.  Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza, të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas.

Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:
– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)
– Personat me sëmundje kronike
– Punonjësit e kujdesit shëndetësor
– Gratë shtatzëna
– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.
Kujtojmë se qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm:
https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu?fbclid=IwAR06BSDGCR0NaKR8bJrWJ-mw1sDpmHFpJ5mOPTmZPSqzyiG8CNDddsSMmeM /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...