22/06/2024

Nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, Berisha sulmon Ramën dhe prokurorët e SPAK-ut: Akuzat bazohen në kallëzim të rremë politik

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se hetimi ndaj tij dhe dhëndrit të tij lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani” në Tiranë është një fletërrufe e urrejtjes së Kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij në hetimi është një kosh me gënjeshtra dhe trillime ku nuk ka as edhe një provë të vetme se në procedurat e privatizimit është shkelur ndonjë ligj i vendit.

“Në privatizimin e kompleksit të klubit Partizani, në zinxhirin e pafundmë të shpifjeve, pas tre vitesh të bazuar në kallëzimin e rremë politik, Edvini dhe larot e tij, nuk janë në gjendje të japin as dhe një provë, fakt apo dokument të vetëm se në procedurat e privatizimit të klubit Partizani është shkelur ndonjë ligj, normë apo praktikë ligjore e këtij vendi.

Së dyti, në dacibaon e tyre, Edvini dhe larot e tij skapiste, pas tre e më shumë vitesh hetime, në qindra e qindra dokumente, nuk kanë gjetur qoftë dhe një të vetëm se toka e kthyer 64 pronarëve të pesë familjeve fisnike të Tiranës, njëri prej tyre është Abi Malltezi, nuk ka qenë trashëgimi e tyre në breza, përveç pishinës, e cil ka qenë pjesë e klubit të Partizanit dhe ka qenë detyrim ligjor për t’u privatizuar dhe copëzat përreth të pronës, që detyron çdo pronar t’i blejë me çmim tregu.

Së treti, në hetimin e tyre policesk 3-vjeçar, Edvini dhe larot e tij skapistë, në dhjetëra e dhjetëra dëshmi të ish-punonjësve publikë që kanë marrë pjesë në këtë procedurë, nuk kanë gjetur edhe pas 15 vitesh të përfundimit të saj, qoftë dhe një person të vetëm që të pohojë se kemi pasur ndërhyrjen më të vogël nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për këtë vendimmarrje.

Ndjesë se harrova, në dacibaon e tyre, Edvini dhe skapistët e tij, kanë sjellë një dëshmi për Malltezin atë të një personi që thotë se më ofruan një apartament, por nuk mbaj mend se kush ma ofroi”, tha Berisha.

Berisha theksoi se procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga ai, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama sipas tij e ka fshehur këtë fakt.

Më tej theksoi se dy vite para përfundimit të kompleksit, ky klub kishte humbur funksionin e tij.

“Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë.

Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt.

Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente.

Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente”, tha ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...