18/06/2024

Kina reagon ndaj SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë për shkak të retorikave të tyre rreth Tajvanit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ambasada e Kinës në Seul i ka cilësuar si “një ndërhyrje e ashpër ndaj punëve të brendshme të Kinës” vlerësimet e SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë lidhur me Tajvanin.

Në lajmin e nje agjensie rikujtohet deklarata e përbashkët për shtyp që publikuan pas takimit të zv/ministrave të jashtëm të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë të cilët u takuan më 31 maj në SHBA.

“Kundërshtojmë fuqishëm çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në Indo-Paqësor. Nuk ka ndonjë ndyshim në qëndrimin tonë për çështjen e Tajvanit. Dëshirojmë zgjidhjen në mënyrë paqësore të problemeve mes Kinës dhe Tajvanit”, thuhet në lajm lidhur me reagimin e Kinës.

Zëdhënësi i ambasadës së Kinës në Seul bëri një deklaratë nga llogaria e tij WeChat lidhur me deklaratën e përbashkët të zëvendësministrave të jashtëm të Koresë së Jugut, SHBA-së dhe Japonisë.

“Këto aktivitete janë ndërhyrje e ashpër ndaj punëve të brendshme të Kinës dhe sulm ndaj Kinës duke njollosur me qëllim të keq. Kina shpreh pakënaqësi serioze nga kjo situatë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.

Koreja e Jugut bashkëpunon vazhdimisht me SHBA-në dhe Japoninë dhe kjo dëmton zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kinës dhe Koresë së Jugut, njoftohet në deklaratën ku Koreja e Jugut ftohet të jetë e kujdesshme në fjalët dhe veprimet e saj ndaj për çështjen e Tajvnit dhe Detit Jogor të Kinës.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...