15/06/2024

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog: “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

RTI

Misioni i OSBE-së në Kosovë sot ka publikuar raportin e monitorimit të proceseve gjyqësore për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Raporti, pjesë e një programi më të gjerë të monitorimit të gjyqeve të OSBE-së në rajon, analizon 52 raste të krimit të organizuar dhe korrupsionit (përfshirë 670 seanca dëgjimore) të monitoruara nga Misioni midis viteve 2021 dhe 2024.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, ka thënë se Raporti mbulon pesë juridiksione rajonale dhe se luftimi krimit dhe korrupsionit është çështje jetike për sundimin e ligjit.

“Miratimi i strategjisë së sundimit të ligjit ishte një hap pozitiv,raporti thekson shembuj të praktikës se mirë të rasteve të profilit të lartë, përkundër të gjitha këtyre, perceptimi publik paraqet një mungesë të besimit për sistemin gjyqësor, sidomos në kërkim të llogarisë për zyrtarët e lartë nga ana e organeve të drejtësisë. Misioni i OSBE-së për shumë vite ka publikuar raporte që kanë të bëjnë monitorimin e gjykatave dhe proceseve gjyqësore, sepse vetëm kështu mund të nxjerrim konkluza dhe të bëjmë analiza për atë së çfarë po ndodhë sidomos në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. 670 seanca dëgjimore janë përfshirë në këtë raport, 38 raste të profilit të lartë dhe 16 raste të krimit të organizuar.

Ndonjëherë ka pas mungesë të konsensusit për të shtyrë përpara reformën gjyqësore. Ekipi ynë ka nënvizuar çështje kyçe, që përfshinë së pari, zvarritje, seanca joproduktive, kapacitet joadekuat dhe mungesë resursesh, llogaridhënie e përformancë e dobët e mekanizmave përkatës,shkallë e lartë e lirimit nga akuzat,pra raporti jep rekomandime specifike për të forcuar këto hallka”, tha Davenport.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky raport ka qenë një proces i gjatë dhe i detajuar qe ka përfshirë edhe angazhimin e institucioneve të vendit në analizimin e situatës reale në vend.

“Ky raport absolutisht jep një perspektivë rajonale dhe njëkohësisht na ndihmon të marrim hapa ndërshtetëror për të rritur reagencën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Më lejoni që para jush të shprehë gatishmërinë dhe vullnetin si ministre e drejtësisë që të mbështesim të gjitha përpjekjet për luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektivi ynë gjatë kësaj qeverisjeje ka qenë i qartë. Mekanizmi anti-korrupsion po fuqizohet dita ditës,duke goditur hallkat e krimit të organizuar”, tha ministrja Haxhiu.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar dhe se Kosova po vazhdon të përballet me stërzgjatje të rasteve gjyqësore.

“Raporti ofron 17 rekomandime shumë të vlefshme që përfshijnë të gjitha sistemet e drejtësisë në Kosovë, gjykata, këshillin gjyqësorë, këshillin prokurorial, pra të gjitha palët dhe inkurajon këto institucione që të zbatojnë rekomandimet e renditura në këtë raport”, tha Tomáš Szunyog.

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...