27/07/2024

“Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kosova është vlerësuar për vitin 2023 me pikët e njëjta me vitin 2022 sa i përket Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International.

Kosova është vlerësuar me 41 pikë apo në vendin e 83-të të ranglistës botërore për vitin 2023 në raportin e ri të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) nga Transparency International, raporton Anadolu.

Në një konferencë për media të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) e cila është degë e Transparency International në Kosovë, u bë e ditur se Kosova është vlerësuar me pikët e njëjta me vitin 2022 ndërsa vendin e 83-të këtë vit e ndan me vendet si Burkina Faso, Afrika e Jugut dhe Vietnami.

“Në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova sivjet renditet e treta, pas Malit të Zi që është në vendin e 63-të dhe Maqedonisë së Veriut që është në vendin e 76-të. Pas Kosovës rezultate më të dobëta kanë Shqipëria që është në pozitën 98-të, Serbia që është në pozitën e 104-t dhe Bosnjë e Hercegovina në pozitën e 108-të”, tha Eugen Cakolli nga KDI.

Cakolli theksoi se gjatë 12 viteve prej kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimit të CPI-së, është shënuar progres i ngadalshëm prej 7 pikësh, nga 34 pikë në vitin 2012 në 41 pikë në vitin 2023 dhe se Kosova duhet t’i qaset seriozisht luftës kundër korrupsionit.

Sipas tij, progresi i ngadaltë por i qëndrueshëm i Kosovës në dekadën e fundit është kryesisht rezultat i progresit demokratik që i atribuohet mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe jo në performancën kundër korrupsion.

“CPI megjithatë thekson se ky progres nuk është reflektuar edhe në performancën kundër korrupsionit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë – përfshirë procesin e vetingut dhe ligjin e mbi Këshillin Prokurorial, po ecin me ritme shumë të ngadalta”, theksoi ai.

Në mënyrë që të ndërpritet pandëshkueshmëria e korrupsionit, Transparency International ka vlerësuar se qeveritë duhet t’i garantojnë pavarësinë, resurset dhe transparencën e nevojshme sistemeve të drejtësisë, në mënyrë që të gjitha rastet e korrupsionit të ndëshkohen dhe të garantohet kontrolli dhe balanci i pushteteve.

Poentimi i shteteve nga CPI bazohet në vlerësim nga zero deri në 100 pikë – ku zero pikë paraqet nivelin më të lartë i korrupsionit ndërsa 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.\AA\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...