16/06/2024

Gaza, rritet në 26.751 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Me 114 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit është rritur në 26.751 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet që Izraeli po kryen që nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, përmes një deklarate informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 116 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Al-Qudra njoftoi se forcat izraelite në 24 orët e fundit kanë vrarë 114 palestinezë ndërsa kanë plagosur 249 të tjerë në Rripin e Gazës. Ai theksoi se është rritur në 26.751 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 65.636 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori.

Zëdhënësi informoi gjithashtu se nën rrënoja dhe në anë të rrugëve ka ende kufoma të të vrarëve, të cilët për shkak të pengesave nga forcat izraelite, ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur t’i marrin.\Mesazhi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...