25/02/2024

Kremlini: Vazhdon procesi i përgatitjes për vizitën e Putinit në Turqi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka deklaruar se vazhdon procesi i përgatitjes për vizitën në Turqi të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu.

Peskov bëri deklarata për gazetarët në kryeqytetin Moskë, lidhur me çështjet aktuale.

Duke theksuar se vazhdon procesi i përgatitjes për vizitën e Putinit në Turqi, Peskov u shpreh se, “Mes Rusisë dhe Turqisë janë në rendin e ditës dhe po përgatiten takimet e nivelit të lartë. Do të informojmë menjëherë sapo dy liderët të bien dakord mbi datën e vizitës”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se ushtria ruse në orët e mëngjesit kreu sulm kundrejt qytetit Kharkiv dhe kryeqytetit Kiev të Ukrainës, Peskov tha se kjo nuk është përgjigje ndaj sulmit që ushtria ukrainase kreu në fundjavë në Donetsk që shkaktoi vdekjen e 28 personave.

“Po vazhdojmë operacionin special ushtarak, por ndryshe nga ajo që vepron ushtria e Kievit, ushtria jonë nuk godet objektet sociale, lagjet civile apo civilët. Kjo e bën ushtrinë tonë ndryshe nga ushtria e administratës së Kievit”, tha Peskov.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...