19/04/2024

Kryeministri grek nis vizitën shtetërore në Indi

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbërriti në Indi për një vizitë shtetërore dy-ditore, raporton Anadolu.

Mitsotakis po viziton Indinë me ftesë të homologut të tij indian Narendra Modi dhe do të jetë i ftuari kryesor në Dialogun “Raisina”, një konferencë shumëpalëshe që mbahet çdo vit në Indi.

Ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar u takua me Mitsotakisin të mërkurën në mëngjes.

“E vlerësoj angazhimin e tij për të forcuar lidhjet Indi-Greqi. Presim forcimin e partneritetit tonë strategjik”, tha Jaishankar në X.

Mitsotakis është kreu i parë i qeverisë greke që viziton Indinë pas 15 vitesh. “Vizita e fundit e një kryeministri grek në Indi u zhvillua në vitin 2008”, tha Ministria e Jashtme.

Kryeministri grek do të zhvillojë takime me kryeministrin indian të mërkurën, njoftoi Ministria e Jashtme.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Greqisë janë ngritur në “Partneritet Strategjik” gjatë vizitës së Modit në Greqi gushtin e kaluar.

“Marrëdhëniet bazohen në vlerat e përbashkëta kulturore, angazhimin për të nxitur rritjen ekonomike, bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes, anijeve detare dhe karakterizohen nga konvergjenca në çështjet rajonale dhe globale”, tha ministria.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...