Aeroplan luftarak turk i gjeneratës së pestë KAAN ka kryer me sukses fluturimin e parë, që paraqet një moment historik për avioindustrinë turke por edhe ushtrinë.
KAAN konsiderohet si projekti më ambicioz i Turqisë, që është zhvilluar nga kompania Turkish Aerospace Industries (TAI), transmeton Telegrafi.
Aeroplani i gjeneratës së pestë është zhvilluar për të zëvendësuar aeroplanin F-16 të flotës turke të Forcave Ajrore.
Projekti kishte filluar më 2016, kurse KAQAN do të duhej të jetë pjesë e forcave ajrore turke nga viti 2030.
KAAN do të duhej të ishte 21 metra i gjatë, 5 i gjerë dhe të arrijë shpejtësinë prej 2.210 kilometra në orë.
Aeroplani luftarak i gjeneratës së pestë do të ketë kapacitet të bartë tetë raketa me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, që do të vendosen në trup dhe në pjesën anësore të aeroplanit. /Telegrafi/