Gjatë vizitës në Bruksel Kryeministri Rama është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, raporton Anadolu.
Vizita e kryeministrit Rama në Bruksel kishte në fokus tensionet e fundit në veri të Kosovës dhe përplasjet rreth marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Gjatë vizitës së tij, Rama u takua edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ku pas takimit Rama theksoi në rrjetet sociale se “Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për marrëveshjen e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka konfirmuar më parë se presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, u ka përcjellë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, propozim i cili shkaktoi reagime në Shqipëri dhe Kosovë.