19/06/2024

Kurti e Vuçiç konfirmojnë praninë në Bruksel

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin për menaxhimin e krizave, që është thirrur nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Presidenti serb tha se këtë të enjte do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo me Kurtin.

“Biseda me të nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë”, tha Vuçiç.

Një ditë më parë, edhe Kryeministri kosovar, Albin Kurti konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e Brukselit.

Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha se ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në një takim urgjent në Bruksel, për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën aktuale.

“Na duhet shtensionim i menjëhershëm i situatës dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Këto janë parësore për rajonin dhe BE-në”.

Por pavarësisht insistimit të liderëve të BE-së, Kurti dhe Vuçiç mund të mos kenë një takim direkt mes tyre, por vetëm, takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...