08/09/2024

Kurti: Ideja e Asociacionit erdhi nga Serbia, jo nga popullata serbe e Kosovës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën zvicërane, “Neue Zurcher Zeitung”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në lidhje me këtë temë, Kurti ka theksuar se ideja e Asociacionit u soll në Kosovë nga Serbia.

“Ideja u soll në Kosovë nga Serbia. Nuk vjen nga popullata serbe e Kosovës. Ndërkaq, Beogradi thotë: Nuk do t’ju njoh kurrë dhe kërkon që ky asociacion i komunave të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që shkel kushtetutën e Kosovës”, tha Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Asociacioni, që përfshihet në kundër të dialogut Kosovë-Serbi, mbetët prioritet i Vjosa Osmani-Sadriut, të parës së shtetit.

Ty ditë më parë, më 27 shtator, ajo pati një kërkesë konkrete të cilën e tha nga zyra e saj në Prishtinë.

Ajo tha se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i prijnë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë” dhe sipas saj zgjidhja është kjo: duhet ulur me SHBA-në për të përgatitur draftin e Republikës së Kosovës.

“Ne duhet ta prezantojmë para sekretarit të SHBA-së draftin tonë i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe letrën e Mogherinit që garanton që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan i cili sqaron se do të jetë vetëm trup koordinues, pa kompetenca ekzekutive”, tha Osmani-Sadriu për RTK-në, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...