23/12/2025

Kurti: Ka filluar procesimi i pagesave për studentët

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nisur procesimi i pagesave për studentët që përfitojnë nga mbështetja e njëhershme prej 100 eurosh, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, në këtë grup janë përfshirë gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private.

Ai ka shtuar se pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohet dhe procesohet në ditët në vijim, si pjesë e grupit të dytë.

“Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit,” ka theksuar Kurti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...