26/12/2024

Kurti mirëpriti kryetarin e Baden bei Wien, e falënderoi për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Baden bei Wien në Austri, Stefan Szirucsek, i cili u shoqërua nga anëtari i këshillit të qytetit, Nusret Bujari.

Bëhet e ditur se kreu i qeverisë e uroi Szirucsekun për binjakëzimin e suksesshëm të komunave Baden dhe Suharekë, duke shprehur krenarinë e tij për integrimin e mirë të shqiptarëve të Kosovës atje dhe rolin e rëndësishëm të shoqatës “17 Shkurt” në këtë drejtim.

“Gjatë takimit, Kurti falënderoi Szirucsekun për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës, veçanërisht gjatë dhe pas luftës, dhe për njohjen e diplomave nga Kosova. Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira kulturore, politike dhe historike ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

Gjithashtu, Kurti falënderoi Nusret Bujarin për punën e tij si anëtar i këshillit të qytetit në Baden dhe për rolin e tij si urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Baden.

Nga ana e tij, Szirucsek vlerësoi praninë e sipërmarrësve nga Kosova në Baden dhe përmendi trashëgiminë botërore të qytetit të tij, duke shprehur dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit, ku ka pasur një rritje prej 50% të netëve të kaluara në Kosovë gjatë vitit të kaluar.

Kurti përmendi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat e Baden dhe diskutoi mundësitë për ta vendosur atë në institucionet arsimore të qytetit. Ai gjithashtu theksoi pjesëmarrjen e kompanive nga atje në forumin e ardhshëm ekonomik Austri-Kosovë, që do të mbahet në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...