27/07/2024

Kurti: Nuk do ketë zbrazje të Kosovës pas 1 janarit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i vendit, Albin Kurti beson se vendi nuk do të zbrazet pas 1 janarit, kohë kjo kur qytetarët e Kosovës do mund të udhëtojnë pa viza.

Këtë deklaratë Kurti e dha gjatë seancës në Kuvend, teksa shtoi se qytetarët do udhëtojnë “për t’u kthyer”, përcjell teve1.info

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova. Ka emigirim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit sepse ju e dini shumë mirë që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen, duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikurse në vitet e 90-ta kur kemi qenë të okupuar për azil politik, ose azil ekonomik, pse të dyja këto. Ata shkojnë dhe unë jam i bindur që kjo i ndihmon komunitetin e biznesit dhe studentët tanë. Po shkojnë për t’u kthyer”, u shpreh kreu i Ekzekutivit.

Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të Zonës Schengen.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...