I pyetur për marrëdhëniet maqedono-bullgare, Lavrov tha se nuk është ekspert i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa tha se qytetarët e RMV-së meritojnë të jenë të barabartë me të tjerët në Evropë.
Sa i përket Maqedonisë, ai theksoi se me vite ky shtet ka pasur emër poshtërues, ndërsa ka thënë se e di se si e ka marrë mbiemrin “e Veriut”.
“Për vite me radhë ju quanin FYROM dhe ky ishte një emër poshtërues. Dhe ne gjithashtu e dimë se çfarë ndodhi me emrin Maqedonia e Veriut. Ne e dimë se cila është e vërteta – ju nuk keni pretendime territoriale ndaj Greqisë apo vendeve të tjera. I justifikoj grupet etnike të Ballkanit që të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin. Perëndimi i nxit kombet kundër njëri-tjetrit”, tha Lavrov.
Ai theksoi populli i Maqedonisë është miqësor, duke shtuar se këto i ka parë gjatë qëndrimit në Shkup./Telegrafi/