22/07/2024

Rinisin sulmet në Gaza pas armëpushimit me Izraelin

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur caqe të Hamasit  në Rripin e Gazës më 1 dhjetor, pak pasi përfundoi armëpushimi njëjavor, tha ushtria.

Sulmet ajrore kanë goditur jugun e Gazës, përfshirë komunitetin Abasan në lindje të qytetit Han Junis, tha Ministria e Brendshme në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Një sulm tjetër ka goditur veriperëndimin e Qytetit të Gazës.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Rripin e Gazës, teksa qielli i këtij territori palestinez është mbuluar nga tymi i zi.

Në Izrael, sirenat për sulme janë dëgjuar në zonat afër Gazës që sugjerojnë se Hamasi po ashtu ka rinisur sulmet e tij.

Ushtria izraelite njoftoi për rinisjen e sulmeve vetëm 30 minuta pasi përfundoi armëpushimi në orën 07:00, sipas kohës lokale.\Telegrafi\

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...