13/04/2024

Linjë kabllore nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, nënshkruhet marrëveshja, Rama: Marrim rol kyç në lidhjen ndërkontinentale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marr pjesë sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit midis kompanisë hungareze 4iG dhe Telecom Egypt, për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike.

Ai tha se ky projekt është një gur i rëndësishëm të asaj që do të jetë Shqipëria në 2030.

“Do të garantojë një akses në këtë rrugë të re të Mesdheut për një sërë vendesh të Evropës Qendrore, mendoj që nga njëra anë ky është një projekt i mirëseardhur sepse rrit në mënyrë domethënëse masën e mozaikut të projekteve për ta transformuar Shqipërinë në një vend kampion për inovacionin, por është projekt i rëndësishëm edhe për besimin e sipërmarrjes në tërësi. Projekti nuk ka shifra marramendëse, por në thelbin e vet është një projekt marramendës për nga impakti dhe vlera që do të krijojë. Ky është një gur kilometrik në Shqipërinë e 2030”, tha Rama.

Marrëveshja e Mirëkuptimit parashikon, ndër të tjera, përmbushjen e angazhimeve që Shqipëria ka, edhe në kuadër të bashkëpunimit më partnerë strategjikë si SHBA e Bashkimi Evropian, lidhur me respektimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe infrastrukturës digjitale e besueshme, si dhe konektivitetit me vendet e treta, duke promovuar që gjatë konceptimit e zbatimit të këtyre projekteve të sigurohet: zgjedhja e ofruesve të besueshëm për kabllot nënujore (subsea cable providers) në veçanti për projektet ndër-kontinentale të TIK që promovojnë furnizues/kompani të besueshme për rrugët digjitale alternative që lidhin Evropën, Amerikën e Veriut dhe Azinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...