16/06/2024

SPB-Tetovë deklarohet për plumbin e vendosur te shtëpia e Taravarit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot konfirmon se është vendosur një plumb automatiku para shtëpisë së kryetarit të Aleanca per Shqiptarët, Arben Taravari.

“Sot (05 shkurt) në ora 09:34 nga Gostivari është raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së Arben Taravarit në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra.

Një ekip nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka vezhguar në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë.

Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhen në njoftimin e SPB-Tetovë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...