05/02/2025

Lirohen shqiptarët e Kosovës të arrestuar në Merdare për çështje politike

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Qytetarët e Kosovës të arrestuar nga autoritetet serbe në Merdarë janë liruar sot.

Dy prej tyre pasi kanë kaluar kufirin në Merdarë kanë folur për mediat në Kosovë.

Dervish Maliqi njëri nga të arrestuarit, tha se policia serbe u thoshte se arrestimi ka të bëjë vetëm për çështje politike.

“Ne jemi kanë t`u shku për Gjermani, andej si jena dal na kanë ndalu, na kanë marrë dokumentet, na kanë dërgu në Kurshumli. Përpos dy civilëve që kanë marrë këtu, të tjerët na kanë trajtu shumë mirë. Policët thonin se është politikë”- tha ai.

Ai tha se janë arrestuar nën akuzat se kanë dëmtuar disa objekte në pikëkalimin kufitar.

I njëjti tutje tha se gjatë ndalimit nuk janë maltretuar fizikisht.

Sipas tyre, akuzat kanë qenë të pabazuara dhe prandaj edhe janë liruar.

Ata sqaruan se kanë kaluar edhe herë të tjera nga kjo pikë kufitare, por nuk kanë pasur ndonjë problem.

Sipas tyre, të arrestuar kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët janë liruar sot.

Dje, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

“Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe, kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”- ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se organet e sigurisë kanë rritur nivelin e gatishmërisë, pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policor dje në kufirin Kosovë-Serbi, në Leposaviq.

Kurti, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë tha se janë rritur kontrollet gjithashtu në pikë-kalimet kufitare me shtetin serb.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...